Fjalë Kyçe

Qeveria paralajmëron se nuk do të ketë Asociacion, Gërvalla: Është i dëmshëm, krijon një Bosnjë të dytë në Kosovë

Qeveria paralajmëron se nuk do të ketë Asociacion, Gërvalla: Është i dëmshëm, krijon një Bosnjë të dytë në Kosovë

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, gjatë raportimit në komisionin për Integrime Evropiane, ka thënë se Open Ballkan Asociacioni i komunave serbe, janë të dëmshme për Kosovën.

Ajo tha se Asociacioni krijon një Bosnjë të dytë në Kosovë.

“Open Ballkan dhe Asociacioni i komunave serbe në Kosovë janë dy tema të cilat i kemi analizuar dhe për Kosovën në këtë formë që janë, janë të dëmshme. Përfaqësitë tona diplomatike, shoqëria civile dhe gjithë ne së bashku dhe të gjithë atyre që kanë interes në një zhvillim të mirë të Kosovës, t’ua shpjegojmë që janë të dëmshme për Kosovën, asociacion i komunave serbe e krijon një Bosnje të dytë në Kosovë, ashtu e gjykoj unë, për mendimin tim”.

Tutje, Gervalla tha se Open Ballkan është një “No goal” për Kosovën.

“Nuk e shoh si detyrim të zgjedh kush çka më rekomandon, nëse e dëgjoj një rekomandim të dëmshëm, e shoh si detyrim timin primar që me argumentet që i kemi, t’i shfuqizoj ato ide. Open Ballkan është një NOGoal për Kosovën, është ide për ta krijuar një zhvillim paralel ndaj procesit të Berlinit në të cilin Kosova parashihet si pjesë e barabartë e proceseve në Ballkanin Perëndimor, iniciativë e kancerales gjermane, e ka parë që Kosova ka qenë gjithkund në disfavor, ajo tash dorëzon detyrën dhe ne do të shohim nëse pasardhësi i saj do të vazhdojë projektin e procesit të Berlinit apo do të zhvendoset në BE, edhe aty e ardhmja e aftër do të na sjell përgjigjet e nevojshme, s’kemi luksin të themi që po implementojmë marrëveshje të cilat të gjithë bashkë i konsiderojmë si të dëmshme për këtë vend”.