Fjalë Kyçe

Qeveria sqaron riemërimet e zëvendësministrave

Qeveria e Kosovës, përmes një njoftimi për media ka sqaruar opinionin sa i përket shkrimeve në disa media, për emërime të reja të zëvendësministrave në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Bëhet fjalë për ri-emërime, konkretisht për dy zëvendësime nga partneri i koalicionit Nisma për Kosovën.

“Me qëllim të informimit të drejtë, bashkëngjitur gjeni vendimet për lirim dhe emërim të zëvendësministrave”, thuhet në njoftim.

Siç thuhet në njoftim, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Besnik Hoti, është liruar nga detyra e Zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, ndërsa në këtë pozitë është emëruar zëvendësministër Çerkin Dukolli, i cili në të njëjtën kohë është liruar nga detyra si zëvendësministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në të cilën Ministri në vend të tij është emëruar zëvendësministër Besnik Berisha.

Për më tepër, të bashkëngjitur i gjeni vendimet për secilin lirim nga detyra dhe emërim në këto detyra.