Fjalë Kyçe

QKMK thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, sot ka protestë në territorin serb

QKMK thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, sot ka protestë në territorin serb

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar ka njoftuar se për sot në pikat kufitare me Serbinë, në anën e Serbisë janë paralajmëruar protesta, prandaj u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i përdorin pikat tjera për qarkullim.

Kështu bëhet e ditur në një postim në Facebook në faqen e QKMK-së.

Lexoni të plotë njoftimin:

Njoftim me rëndësi!

Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimeve Kufitare me SRB, se në pjesën e Serbisë, për nesër, datë 25 Maj 2024, janë paralajmëruar protesta.

Ju inkurajojmë që të përdorni PKK tjera për qarkullim.

Ky njoftim vlen deri në një njoftim tjetër.

Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim!

Për çdo informatë shtesë kontaktoni numrat e telefonit në QKMK 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095.