Fjalë Kyçe

QKUK bën përpjekje për ta shkurtuar listën e pritjes së pacientëve në Radiologji

QKUK bën përpjekje për ta shkurtuar listën e pritjes së pacientëve në Radiologji

Përderisa lista e pritjes së pacientëve për rezonancë magnetike ka arritur në muajin gusht, ata që do të caktojnë termin në muajin shkurt të 2019-s, do të kenë mundësi për rezonancë në muajin qershor të po këtij viti.

Aparati i CT-së ka pasur disa ditë probleme dhe një pacienti i është dashur të presë i shtrirë deri në ristartim, raporton KTV.

Sipas mjekëve të Radiologjisë, listat e pritjes janë afruar deri në katër e pesë muaj për rezonancë magnetike, ndërsa për CT nuk ka pritje.

Drejtori i këtij reparti, Bujar Gjikolli, tha se aty po punohet me kapacitet të shtuar për të mbuluar sa më shumë pacientë.

Gjikolli ka treguar se numri i vogël i pajisjeve ka bërë që të ketë radhë më të gjatë, mirëpo ka thënë se për to është bërë një zgjidhje.

Ndryshe, disa nga pacientët, prapa kamerave, janë ankuar se edhe pse i kanë bërë terminet, përsëri janë detyruar që të presin për më shumë se një orë.