Fjalë Kyçe

QKUK-ja s’ka infuzion, NaCl-in e blejnë pacientët

QKUK-ja s’ka infuzion, NaCl-in e blejnë pacientët

Imunoglbulinën ia përshkruan pacientes GJ.U, por Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës në shkurtin e këtij viti, këtë ilaç se pati.

Bile as familjarët nuk arritën ta sigurojnë për shkak të kostos së madhe, ngase vetëm për një ditë çmimi për ta blerë këtë terapi kushton rreth 2500 euro, njofton Klankosova.tv.

Megjithatë, nga ShSKUK-ja bëjnë me dije se aktualisht të gjitha njësitet janë furnizuar me imunoglobulinë.

Veçse mungesë të barnave tjera esenciale ka edhe tani.

Pacientët e spitalizuar në QKUK, po i blejnë vetë infuzionet e llojit NaCl, vitaminën C, B-Complex dhe Deksazonin.

“Liferimi i produktit NaCl 500ml ka qenë i pjesshëm. Ndërsa jemi në pritje të përmbushjes së plotë të furnizimit nga ana e operatorit ekonomik. Ndërkaq, furnizimi me vitaminë C (Acid Ascorbic) dhe Deksazon (Dexamethasone) është duke u trajtuar në OSHP”, deklaruan nga SHSKUK.

Nga kjo e fundit u bë me dije se produkti B-Complex nuk është në Listën Esenciale dhe ne nuk furnizohen me këtë.