Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se projekti e Frytnimit te Asistuar Mjekësor (IVF), po realizohet sipas Planit të Veprimit.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se ka interesim të madh nga çiftet, prandaj fillimisht bëhet përzgjedhja dhe klasifikimeve i rasteve, ku deri më tani konsultimet i kanë kryer rreth 300 çifte.
“Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), njofton të gjithë qytetarët se projekti e Frytnimit te Asistuar Mjekësor (IVF), po realizohet sipas Planit të Veprimit, e që është i ndarë në disa faza. Për shkak të interesimit të madh, fillimisht bëhet përzgjedhja dhe klasifikimeve i rasteve, ku deri më tani konsultimet i kanë kryer rreth 300 çifte”, thuhet në njoftim.
Tutje, theksohet se gjatë muajit shkurt, sipas planit të veprimit, pritet të fillohet me stimulim të vezoreve tek rastet para, dhe në fazën tjetër fillojnë aplikimet e para të IVF.
Ndryshe, para një muaji është bërë përurimi i shërbimit të ri të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.
Me investimet që janë bërë në këtë repart, do të jetë e mundur që dy herët e para, çiftet do ta kenë falas, ndërsa pas herës se dytë do të paguajnë 670 euro.