Fjalë Kyçe

QKUK- shpëtohet pacientja nga gjakderdhja masive në stomak, procedura Ovesco Klip kryhet në Klinikën e Gastroenterologjisë

QKUK-  shpëtohet pacientja nga gjakderdhja masive në stomak, procedura Ovesco Klip kryhet në Klinikën e Gastroenterologjisë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në Klinikën e Gastroenterologjisë, Njësia Endoskopisë, për herë të dytë është kryer ndërprerja e gjakderdhjes masive nga stomaku me metodat më të reja endoskopike, siç është Ovesco Klip.

Në njoftim bëhet e ditur se kjo procedurë është kryer tek pacientja femër, 73 vjeçare, me inicialet L.S.

Siç bëhet e ditur se gjendja e pacientes është stabile dhe procedura është kryer pa komplikime.

“‘Ovesco Clip’ është një pjesë akcesore endoskopike inovative që siguron një kapje dhe komprimim të fortë të indeve pa shkaktuar ishemi ose çarje, i cili përdoret gjerësisht për mbylljen e defekteve jatrogjene gastrointestinale, perforimeve dhe gjakderdhjeve gastrointestinale”, thuhet në njoftim.