Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate është duke vijuar rinumërimi i 530 vendvotimeve, ku prej tyre deri në këto momente janë rinumëruar 45 vendvotime.
Sipas koordinatori të QNR-së, Burim Ahmetaj brenda ditës pritët të numërohen gjithsej 90 vendvotime, madje ai shprehet optimist se brenda 7 ditëve do përfundon edhe ky proces i rinumërimit të vendvotimeve.
Sipas Ahmetaj, procesi i numërimit është duke shkuar mirë dhe nuk ka ndonjë problem procedural.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pritet që pas rinumërimit të 530 vendvotimeve të fillojë numërimi i votave me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.
Lidhur me thirrjen e kryetares së KQZ-së, Valdete Daka që Prokuroria dhe Policia e Kosovës të jetë prezente në QNR për të marrë prova gjatë rinumërimit, koordinatori i QNR-së deklaroi se organet e drejtësisë edhe sot kohë pas kohë janë prezente në QNR dhe me evidentimin e ndonjë mospërputhje të madhe të votave do njoftohen ato.
Ndryshe, vendimi për rinumërim të 530 vendvotimeve ka ardhur pas parregullsive që janë shfaqur të cilat u identifikuan në gjithsej 5 kategori dhe ato janë: prej tyre 149 vendvotime shkojnë në rinumërim për shkak s shënimi është jo i saktë i subjekteve politike, ndërsa 24 vendvotime me probleme teknike të cilat nuk mund të procesohen në bazën e të dhënave, 81 vendvotime ku subjekti nuk ka vota ndërsa kandidatët kanë vota, pastaj kategoria tjetër është se 89 vendvotime rinumërohen sepse kandidati ka më shumë vota se subjekti dhe 187 ku kandidatët kanë më shumë vota se sa subjekti.
Kujtojmë që me rekomandim të QNR-së dhe vendim të KQZ-së janë rinumëruar edhe 314 vendvotime.