Fjalë Kyçe

Qytetarët e Pejës s’do të paguajnë për laurën në Grykë të Rugovës

Qytetarët e Pejës s’do të paguajnë për laurën në Grykë të Rugovës

Kryetari i Degës së Nismës në Pejë, njëherësh edhe këshilltar komunal në Kuvendin e Pejës, Gezon Berisha, ka kërkuar nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal që në rend ditë të futet edhe diskutimi rreth vendosjes se laurës në Grykën e Rugovës.

Krejt kjo si shqetësim kryesor i qytetarëve të Pejës e me theks të veçantë rugovasve.

Ai ka kërkuar nga që të dilet me një vendim që mos të vendoset laura në të kundër të mos aplikohet asnjë pagesë për qytetarët.

“Gjithashtu kërkova sqarim që mos ta hedhim pataten e nxehtë në duart e qytetarëve, dhe mos të përballen ata me ligjin dhe ta marrin drejtësinë në dorën e tyre, e ne të heshtim, që është shkelje e parimit të mbrojtjes së interesave dhe përfaqësimit të tyre. Ne jemi të thirrur qe t’i përfaqësojmë qytetarët, dhe jemi aty me votën e tyre që t’i mbrojmë interesat e tyre”, ka shkruar Berisha në ‘Facebook’.

Ky propozim i Berishës është përkrahur në mënyre unanime nga të gjitha subjektet dhe anëtarët e Kuvendit komunal që ishin prezent dhe kësisoj nuk do të ketë pagesa ose tarifa për qytetarët.

Shkrimi i plotë i Gezon Berishës:

Sot më 30.04.2019, në seancën e rregullt të K.K Pejë, gjatë miratimit të rendit të ditës, unë si perfaqësues i subjektit të Nisma Socialdemokrate kërkova nga Kryesuesi dhe asambleja, që të futët në rend dite edhe diskutimi rreth çështjes së vendosjes së laurës në Grykën e Rugovës, si shqetësim kryesor i qytetarëve të Pejës, e me theks të veçant atyre Rugovas!

Kërkova që të dalim së bashku me një vendim apo një konkluzion që; ose mos të vendoset laura fare, ose nëse nuk kemi mundesi që ta ndalim, atëher kërkova që të marrim vendim që të mos aplikohet as një pagesë për qytetarët.

Gjithashtu kërkova sqarim që mos ta hedhim pataten e nxeht në duart e qytetarëve, dhe mos të përballen ata me ligjin dhe ta marrin drejtësinë në dorën e tyre, e ne të heshtim, që është shkelje e parimit të mbrojtjes së interesave dhe përfaqësimit të tyre.

Ne jemi të thirrur qe t’i perfaqësojm qytetarët, dhe jemi aty me voten e tyre që t’i mbrojmë interesat e tyre!

Dhe fatmirësisht propozimi im u përkrah unanimisht nga të gjitha subjektet dhe antarët e kuvendit që ishin prezent, dhe arritem deri tek një konkluzion që mos të ketë pagesa ose tarifa per qytetarët, u votua unanimisht nga të gjitha subjektet politike!