Fjalë Kyçe

Qytetarët e Prizrenit presin ndryshime të mëdha nga zgjedhjet e sotme

Qytetarët e Prizrenit presin ndryshime të mëdha nga zgjedhjet e sotme

Procesi zgjedhor nëpër qendra të votimeve në komunën e Prizrenit po vazhdon normalisht. E në ndërkohë qytetarët janë ata që presin ndryshimet më të mëdha nga këto zgjedhje komunale.

Isak Farku tha për KosovaPress se nga këto zgjedhje presin ndryshime, si rregullimi i parkingjeve, punësimin, por edhe çështjet ekonomike e sociale.

“Po shpresojmë që do të ketë ndonjë ndryshim tjetër. Çështjet ekonomike, për turizmin e Prizrenit për problemet e parkingjeve, për punësim. Se po premtojnë parqe ato nuk i kemi nevojë vetë i kemi tani. Por të ngritët ekonomia, punësimi”, ka thënë ai.

Edhe Sakip Makaski shpreson që këto zgjedhje do të sjellin ndryshime pozitive në jetën e qytetarëve.

“Besoj se populli kësaj radhe ka vendos me ja dhen dikujt që mundet me qu përpara këtë qytet se deri tash nuk ka qenë mirë. Besoj se tash e tutje do të bëhet mirë se na si popull kemi vendos për ndryshime dhe besoj që do të ndodhin ndryshimet”, ka shtuar ai.

Fetije Çeku nga këto zgjedhje pret punësimin e të rinjve, por përveç kësaj ajo kërkon që të kenë kujdes edhe me ngritjen e çmimeve.

“Presim punësim për rininë, kujdes ma të madh në të gjitha lamit, sjellje ndaj njerëzimit mandej të kenë kujdes mbasi është momenti për me iu thanë të kenë kujdes me ngritjen e çmimeve të merren pak, sepse kurrgjë nuk ka nivel me rroga, shtrenjtimet janë bë. Nuk e di a janë prag të zgjedhjeve por i presim pak më shumë me bë për popullin”, ka thënë Çeku.