Fjalë Kyçe

Qytetarët e Shtimes në protestë, kërkojnë lirimin e vëllezërve Ndrecaj

Qytetarët e Shtimes në protestë, kërkojnë lirimin e vëllezërve Ndrecaj

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Shtime. Dyshohet se katër persona të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e një qytetari ku më pas ka pasuar edhe përleshja në mes tyre, ku njëri prej grabitësve mbeti i vrarë.

Qytetarët  në Shtime me anë të një proteste kërkuan sot lirimin e dy burrave të kësaj familje që po mbahen në ndalim, pasi dyshohet se kanë mbytur me goditje me shkopinj njërin prej grabitësve.

Protestuesit në zyrë i ka pritur kryetari i Komunës së Shtimes Naim Ismajli, ku kërkuan rritje të sigurisë pasi që rastet e vjedhjeve grabitqare sipas tyre janë në rritje.

Protestuesit në zyrë i ka pritur kryetari i Komunës së Shtimes Naim Ismajli, ku kërkuan rritje të sigurisë pasi që rastet e vjedhjeve grabitqare sipas tyre janë në rritje, Klan Kosova.