Fjalë Kyçe

Qytetarët ftohen të tregojnë vende interesante për ambasadorin e ri të SHBA-së në Kosovë

Qytetarët ftohen të tregojnë vende interesante për ambasadorin e ri të SHBA-së në Kosovë

Ambasadori i ri i SHBA-së, Jeff Hovenier pritet që së shpejti të vij në Kosovë bashkë me familjen.

Për ardhjen e tij Ambasada Amerikane në Prishtinë, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovë që të tregojnë vende interesante ku ambasadori i ri Jeffery Hovenier mund të kalojë kohë me familjen e tij.

“Kemi nevojë për ndihëm tuaj për të siguruar që ditët/javët/muajt e tij të parë të jenë të paharrueshëm. Çfarë rekomandoni që ai të vizitojë? Cilën kuzhinë lokale duhet ta provojë? Çfarë aktivitetesh kulturore duhet që t’i shijojë? Çfarë është kaq kosovare që ai thjesht nuk mund ta humbas?” thuhet në postimin e Ambasadës Amerikanë në Prishtinë.