Fjalë Kyçe

Qytetarët ia mësyjnë Prevallës, ndalohen nga Policia

Qytetarët ia mësyjnë Prevallës, ndalohen nga Policia

Përkundër thirrjeve të vazhdueshme që të qëndrohet në shtëpi, disa qytetarë edhe sot ia kanë mësy Prevallës e cila ndodhet vetëm 30 km larg Prizrenit.

Kolona të gjatë janë parë përgjatë rrugës Prizren-Prevallë, ani pse rreptësisht janë të ndaluara tubimet e tilla nëpër parqe të ndryshme.

Persona kompetent janë shprehur se javët në vazhdim janë vendimtare sa i përket përhapjes së COVID-19 në Kosovë, disa qytetarët nuk po i marrin seriozisht thirrjet për mos-dalje, andaj sot disa prej tyre janë ndaluar nga Policia e Kosovës, pikërisht në hyrjen për në Prevallë.

Në pamjet e publikuar nga “RTV Besa”, shihet se si patrulla të policisë janë në vendin e ngjarjes, si rrjedhojë qarkullim nga Prizreni për në Prevallë është ndaluar.

Qytetarët duhet ta kuptojnë se me tubime të tilla nëpër parqe të ndryshme nuk mund të ‘luftohet’ koronavirusi.

Nga 33 rastet e konfirmuara mbrëmë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Kosovë me COVID-19, 3 janë me vendbanim në Prizren. Teksa numri total i të prekurve ka arritur në 283, ndërsa janë shëruar 53 dhe kanë vdekur 7 nga ky virus.

Pas konfirmimit edhe të tre rasteve nga Prizreni, Kryetari Haskuka u ka bërë me dije qytetarëve se nëse vazhdohen daljet e tilla edhe Prizreni mund të futet në karatinë.

Në karatinë deri tani ndodhen Prishtina, Ferizaj, Malisheva, Klina, Vitia, Zveçani, Suhareka dhe Mitrovica e Veriut.