Fjalë Kyçe

Qytetarët kërkojnë nga Qeveria t’ua mundësojë edhe një tërheqje nga Trust-i

Qytetarët kërkojnë nga Qeveria t’ua mundësojë edhe një tërheqje nga Trust-i

Ndonëse ditë më parë, deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës, kanë propozuar për tërheqjen e 30 përqindëshit nga Fondi i Kursimeve Pensionale (Trust), një kërkesë e tillë është përkrahur sot edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Gjatë të hënës, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është pajtuar me kërkesën e deputetit nga PDK, Bekim Haxhiu, që t’u mundësohet qytetarëve tërheqja e një përqindje të caktuar të mjeteve që i posedojnë në Trustin pensional.

Lajmi.net sot ka zhvilluar intervista me qytetarët lidhur me këtë çështje, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Shumica e tyre ishin pro mundësimit të tërheqjes së disa mjeteve financiare nga Trust-i, për shkak të krizës ekonomike që e ka kapluar vendin, veçanërisht për shkak të rritjes enorme të çmimeve.

Për një nga ta, shihet e nevojshme realizimi i kësaj kërkese.

Sipas tij, Qeveria aktuale duhet sa më shpejt të marrë një vendim rreth kësaj çështje.

“Duhet të na mundësojnë edhe njëherë për shkak të krizës, rritjes së çmimeve, Qeveria bile nëse nuk mundet diçka, bile këtë mundet të na bëjë të mundur, kush e ka Trustin t’a mundësojë, 10% apo sa e parashohin ata që është e nevojshme, ua kishte ndihmuar popullit, përndryshe është një krizë e madhe, nuk e di sa janë duke e kuptuar por është një krizë, çmimet janë rritur, rrogat kanë mbetur ashtu siç kanë qenë, kështu që të gjithë po ankohen, tash edhe rrymën, është në rritje, janë rritur të gjitha, unë kisha thënë që Qeveria duhet ta marrë këtë vendim sa më shpejt, nuk i kushton asgjë, paratë e veta i marrin”, është shprehur një qytetar.