Fjalë Kyçe

Qytetarët ndihmojnë policinë, arrestohet i dyshuari për pesë vepra penale

Qytetarët ndihmojnë policinë, arrestohet i dyshuari për pesë vepra penale

Pas publikimit të fotos së personit në kërkim nga Policia, qytetarët ndihmuan Policinë e Kosovës për arrestimin e personit të kërkuar për pesë (5) raste të veprave penale
Policia e Kosovës -Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 06.09.2019, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar FISNIK ( Bajram) LAJQI, i cili kërkohej për:· 1- (një) rast për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”· 2-(dy) raste për veprën penale “ Përdorim i Armës apo mjetit të rrezikshëm”· 2-(dy) raste për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor dhe përdorim i Armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 17.12.2019 është bërë arrestimi i tij nga njësitet policore të DRP-Pejë.

I dyshuari i lartcekur është dërguar ne vuajtje dënimi prej 39 muajve në Qendrën Korrektuese Dubravë.Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt.

Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës e ndihmuan qytetarët dhe falënderojmë të gjithë për besimin dhe shtimin e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit.