Fjalë Kyçe

Ra në gjumë teksa voziste 150 km në orë, shoferi çohet në gjyq

Ra në gjumë teksa voziste 150 km në orë, shoferi çohet në gjyq

Autoritetet kandaze kanë arrestuar një kanadez për ngasje të rrezikshme, meqë ai dyshohet se po flinte, teksa makina e tij Tesla po lëvizte në shpejtësi 150 km në orë.

Kur policia e ndaloi atë, kishte vërejtur se shoferi dhe pasagjeri kishin rënë në gjumë ndërsa makina po lëvizte me më shumë se 150 km/orë, transmeton lajmi.net.

Veturat e tipit Tesla ofrojnë mundësinë e vozitjes autonome, duke mos u nevojitur vëmendja e shoferit për të lëvizur.

Shoferi 20-vjeçar besohet se do të gjykohet në dhjetor.

Firma teknologjike aktualisht janë duke punuar në një autopilot të nivelit të dytë, që kërkon nga shoferi të jetë i kujdesshëm dhe i gatshëm për të vepruar, me duar në timon. /Laj