Para 5 ditësh në Gjermani një i ri nga Kosova ka rënë në ujë duke luajtur futboll.
Argjend Çitaku nga fshati Çitak i komunës së Skenderajit, para pesë ditësh duke luajtur futboll, pasi topi i kishte rënë në ujë, kishte kërcyer për ta kapur dhe nga ai moment ka qenë i zhdukur.
Ndërkohë që dje është gjetur trupi i pajetë i tij.
Varrimi i tij do të bëhet sot në ora 17:00 në varrezat e fshatit Çitak.