Fjalë Kyçe

Rahoveci shpall të hënë ditë zie pas aksidentit ku humbën jetën tre persona

Rahoveci shpall të hënë ditë zie pas aksidentit ku humbën jetën tre persona

Pas aksidentit në fshatin Bërnjak të Rahovecit ku humben jetën tre persona si pasojë e një aksidenti, Komuna e Rahovecit të hënën do të mbajë ditë zie.

Këtë e ka bërë të ditur i pari i kësaj komune, Smajl Latifi, përmes një postimi në Facebook.

“Në përputhje me kompetencat e mia si Kryetar i Komunës së Rahovecit, duke ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe gjithë qytetarëve, kam vendosur që të hënën, datë 29 korrik 2019, ta shpall Ditë Zie, pas aksidentit tragjik të ndodhur sot në Rahovec”, shkruan ai.

Sipas njoftimit, me këtë rast, të gjithë flamujt që janë të vendosur në institucionet komunale, do të ulen në gjysmështizë.