Fjalë Kyçe

Rama dënon sulmin ndaj Izraelit: I paprecedentë, përbën kërcënim për destaibilizim të rajonit

Rama dënon sulmin ndaj Izraelit: I paprecedentë, përbën kërcënim për destaibilizim të rajonit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit.

Në një postim “X”, Rama ka shkruar se Shqipëria e dënon sulmin e paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit.

Kryeministri ka shtuar se ky sulm përbën një kërcënim për të destabilizuar rajonin.

“Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të nisur nga Irani kundër Izraelit, i cili përbën një kërcënim për të destabilizuar rajonin në mënyrë të pakthyeshme. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin izraelit dhe mbështesim plotësisht përpjekjet e partnerëve tanë drejt de-përshkallëzimit”, ka shkruar Rama.

Rama tutje ka shtuar se Shqipëria mbron përmbajtjen dhe thekson nevojën kritike për një armëpushim në Gaza, duke u siguruar që të gjithë pengjet të mund të kthehen të sigurt në shtëpi.