Fjalë Kyçe

Rama diskuton me policinë për lehtësimin e qarkullimit të veturave në orët e pikut

Rama diskuton me policinë për lehtësimin e qarkullimit të veturave në orët e pikut

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është takuar sot me zv.komandantin rajonal për komunikacionin rrugor, Sylejman Halili, me të cilin kanë diskuar për lirimin e hapësirave publike.

Këtë e ka bërë të ditur Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka shkruar se shkuar se lirimi i këtyre hapësirave ka për synim lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve të kryeqytetit.

“Me theks të veçantë biseduam për rregullimin e trafikut, lirimin e trotuareve si dhe ndihmën e Policisë së Kosovës në lehtësimin e qarkullimit të veturave në orët e pikut, sidomos në këto ditë kur semaforët shpesh herë nuk punojnë për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Përmirësimi i sigurisë së qytetarëve në trafik, sidomos gjatë kësaj periudhe të festave të fundvitit, për ne është prioritet”, ka shkruar ai ndër të tjera.