Fjalë Kyçe

Rama do të bashkëpunojë me KEDS-in që të mos ketë ndërprerje të rrymës në Prishtinë

Rama do të bashkëpunojë me KEDS-in që të mos ketë ndërprerje të rrymës në Prishtinë

Kryetari i sapozgjedhur i Prishtinës, Përparim Rama, është takuar të dielën me drejtorin gjeneral të KEDS-it, Alpin Dogan.

Rama ka bërë të ditur se bashkë me Dogan janë zotuar që të bashkëpunojnë ngushtë që të mos ketë ndërprerje të energjisë elektrike në kryeqytet.

“Sot, mbajtëm një takim urgjent e shumë të mirë me Drejtorin Gjeneral të KEDS-i, Z. Alpin Dogan dhe ekipin e tij, për të diskutuar lidhur me situatën energjetike në Prishtinë. Z. Alpin na informoi se ditëve të fundit ka pasur punime të planifikuara në disa nën-stacione, të cilat kanë përfunduar me sukses, dhe u zotuam se do të bashkëpunojmë ngushtë që mos të kemi ndërprerje të energjisë elektrike. Ju uroj të Diele të këndshme”, ka shkruar Rama në Facebook.