Fjalë Kyçe

Rama: I gatshëm të bashkëpunoj me Bashën pas zgjedhjeve

Rama: I gatshëm të bashkëpunoj me Bashën pas zgjedhjeve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se është i gatshëm të bashkëpunojë me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas zgjedhjeve të 25 prillit me kushtin e vetëm që të ndahet nga Ilir Meta dhe Sali Berisha.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare ftesa për bashkëpunim ndaj Bashës bëhet për të transformuar jetën politike dhe për të ecur në drejtim të vendeve që Shqipëria do t’i ngjajë.

“Pas 25 prillit jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën, dhe me [Lulzim] Bashën, por me një kusht të thjesht që të ndahet nga [Ilir] Meta dhe [Sali]Berisha. Për të transformuar një jetë politike që realisht është kthyer në stres për shqiptarët. Bashkëpunim ngushtësisht si në vendet që ne duam të arrijmë dhe atyre që ne duam t’i ngjajmë, nuk flas për gjëra konkrete, se ne do kemi shumicën, pra nuk do të kemi probleme të kësaj natyre, por sidoqoftë në emër të shumicës unë jam shumë i gatshëm të shkoj përtej politikës së këtyre viteve dhe të angazhohem që politika e ardhshme të jetë 100% në dispozicion të projektit ekonomik, të mirëqenies shqiptare, dhe asnjë për qind e fokusuar te vetëvetja, te politikanët, jo te konfliktet dhe idiotësisë. A do e pengojë këtë bashkëpunim Meta dhe Berisha? Duhet që Lulzim Basha ta thotë që do të ndahet plotësisht prej tyre”, ka thënë Ramagjatë një interviste në Report Tv.