Fjalë Kyçe

Rama mban takim për trajtimin e qenëve endacak, premton të bëhet zgjidhje së shpejti

Rama mban takim për trajtimin e qenëve endacak, premton të bëhet zgjidhje së shpejti

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në një konferencë për media ka bërë te ditur se sot zhvilloi një takim për trajtimin e qenve endacak.

Ai tha se u diskutuan pika të shumta me të gjithë akterët, përfshirë edhe ndërkombëtarët.

“Pika të ndryshme janë diskutuar, mirëpo idea ka qenë që kjo të jetë një tryezë e parë që do tëë jetë e rregullt derisa ta vëmë në kontroll problemin me qentë endacak. Problemi nuk mund të zgjidhet në nivelin lokal vetëm në komunën e Prishtinës duhet të zgjidhet në nivel qendror.

Njëra nga pikat ishte edhe organizmi i pikave të ushqimit për qentë në zona të ndryshme, nëse qentë janë të ushqyr janë më pak të rrezikshëm edhe me ngrit nivelin e dijenisë të qytetarët. Ministria e Bujqësisë thotë se zonat rurale nëpër shtëpi të ndryshme shumohen dhe lëshohen”, tha ai, përcjell indeksonline.

Rama shtoi se pritet që shpejt të bëhet zgjidhja e strehimit të qenëve endacak.

“Kemi inicuar kontratën me organizatën për sterilizim të qenëve që janë të rrezikshëm. Kjo është një pikë. Janë vetëm pesë pika po jemi duke i bërë 20 tjera për të zbritur problemin e kafshimit. Qendra e strehimit për kastrim është riinicuar dhe kemi gjetur një tokë për të krijuar strehimoren ku do t’i shërbej komunës së Prishtinës dhe komunave të tjera”, tha ai.