Fjalë Kyçe

Rama në OKB: E dashur Serbi, Kosova është e pavarur

Rama në OKB: E dashur Serbi, Kosova është e pavarur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke folur në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara u ndal specifikisht në një kërkesë.

“Të gjitha vendet duhet ta njohin pavarësinë e Kosovës”, u shpreh Rama, teksa vazhdoi: “E dashur Serbi, Kosova e pavarur është një realitet i pamohueshëm. Më tej ai vazhdoi se është e rëndësishme që Kosova të jepet mundësia që të bëhet pjese e të gjitha organizatave rajonale dhe ndërkombëtare ku çdo vend sovran i botës ka të drejtë të bëhet pjesë”.

Rama tha se është padrejtësi që qytetarët e Kosovës duhet të lëvizin pa viza.

“Është e padrejtë që 2 milionë njerëz që kanë luftuar kaq shumë të jenë të izoluar. E dashur BE, ndaloje këtë”, tha Rama.