Fjalë Kyçe

Rama: Nuk do të bëjmë koalicione parazgjedhore

Rama: Nuk do të bëjmë koalicione parazgjedhore

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka folur rreth mundësisë së koalicioneve përpara zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 14 nëntor.

Rama, ka hedhur poshtë mundësitë që LDK-ja të bëjë koalicion me ndonjë parti, kjo pasi që, sipas tij, janë të bindur se do të fitojnë, pasi tha se janë bashkë me qytetarin që gjashtë muaj.

“Ne nuk do të bëjmë koalicione parazgjedhore, jemi të bindur se do të fitojmë sepse kemi qenë bashkë me qytetarin që gjashtë muaj”, është shprehur Rama në Rubikon në Klan Kosova.

Por, Rama tha se u ka bërë ftesë të gjitha partive që ta shikojnë programin, në rast se, nëse ka diçka që mund të bëhet më mirë, atëherë do të ketë bashkëpunim për zgjidhjen e problemeve.

“Programin e kemi bërë publik moti. Kam qenë prej fillimit i hapur, kam thënë se kjo kampanjë duhet të jetë kampanjë e ideve dhe vazhdoj ta shoh si të tillë. Nuk shoh pengesa të aspekteve të partive të ndryshme”.

“Unë jam i vendosur që ne të bëhemi bashkë për të gjetur zgjidhjen e problemeve për qytetarët e Prishtinës”, është shprehur Rama.