Fjalë Kyçe

Rama takim me diasporën: Shqiptarët nuk janë kriminelë, s’e shpikëm ne drogën e mafinë

Rama takim me diasporën: Shqiptarët nuk janë kriminelë, s’e shpikëm ne drogën e mafinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte sot në një takim të organizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Diasporës.

Teksa fliste për emigrantët shqiptarë dhe nevojën e amnistisë fiskale, Rama deklaroi se pavarësisht se për shqiptarët është folur dhe etiketuar si kriminelë, ata nuk janë të tillë.

Sipas tij, tregun e drogës e prostitucionit nuk e kanë shpikur shqiptarët.

“Ne jemi vendi me sasinë më të madhe të parasë së gatshme në Evropë. Vështirësia më e madhe e emigrantëve shqiptarë është sjellja e parave në Shqipëri, për të blerë apo investuar në Shqipëri pa u vënë në shënjestrën e organeve ligjzbatuese apo pa u dyshuar se i përkasin ndonjë rrjeti apo territori të botës së krimit”, tha Rama.

“Shqiptarët sot janë kontributorë të rëndësishëm në vendet ku jetojnë, në të gjitha nivelet. Si të gjitha komunitetet ne, qytetarët e tyre, edhe shqiptarët kanë elementët e paligjshmërisë dhe të krimit ku nuk bëjnë dallim. Mbi të gjitha s’duhet të harrohet asnjëherë se shqiptarët që i kanë hyrë rrugës së paligjshmërisë dhe krimit janë elementë shqetësues, por tregun e drogës, prostitucionit, pastrimit të parave e të këqijave nuk e kanë krijuar shqiptarët. E kanë gjetur mes tyre dhe thjesht janë bërë pjesë e tij”, shtoi ai. /Ora News/