Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në Twitter ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës për nënshkrimin e marrëveshjes bashkëqeverisëse.
Ai ka thënë se pret me padurim të shtrojnë në tryezë çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve.
“Suksese VV-LDK në formimin e qeverisë së re dhe në qeverisjen e Kosovës! Uroj të kemi një bashkëpunim sa më të dobishëm për shqiptarët këtej e andej kufirit dhe pres me padurim të shtrojmë në tryezë çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve e të sipërmarrjeve në kufirin tonë🇦🇱🇽🇰”, shkruan Rama.