Fjalë Kyçe

Rama: Vitia nuk iu përgjigj ofertës time

Rama: Vitia nuk iu përgjigj ofertës time

Ish-kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, nuk i është përgjigjur ende ftesës së kryetarit të ri të kryeqytetit, Përparim Rama, për të marrë postin e drejtorit të Shëndetësisë.

Këtë Rama e tha të enjten në emisionin “Hallakamë n’4”, që transmetohet në Radio Klan Kosova FM.

I pari i Prishtinës, gjatë ditës së djeshme, në një emision televiziv, ka thënë se oferta që ia bëri Arben Vitisë, gjatë fushatës elektorale, që të jetë drejtor i Shëndetësisë, është e sinqertë.

Madje, ai tha se ka kërkuar takim me Vitinë, pikërisht për këtë çështje.