Fjalë Kyçe

Ramadani me mesazh të fuqishëm për futbollistët pas kalimit në finale

Ramadani me mesazh të fuqishëm për futbollistët pas kalimit në finale

Feronikeli është finalist i Kupës së Kosovës, pasi mposhti Ballkanin pas dy ndeshjeve gjysmëfinale.

Në duelin e sotëm, skuadra nga Drenasi triumfoi 2:0 dhe me rezultat të përgjithshëm prej 4:1 e prek finalen e madhe.

Pas takimit, trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani ka përgëzuar futbollistët për karakterin.

“Përveç që më gëzon fitorja dhe kualifikimi në finale, më gëzon karakteri i lojtarëve që nuk dolëm për ta mbrojtur rezultatin, por e fituam takimin. Nuk ishte ndeshje e lehtë, pasi edhe Ballkani u angazhua maksmalisht, por karakteri i futbollistëve ishte determinues dhe finalja është një objektiv i madh i arritur”, deklaroi Ramadani për SuperSport.

Sipas tij, kalimi në finale është motiv shtesë edhe për vazhdimin e kampionatit.

“Kjo që ndodhi sot është një motiv shtesë për vazhdimin e kampionatit. Nuk është e lehtë të luftosh në të dy frontet, por duke parë kualitetin e futbollistëve kjo ishte e mundur. Deri në fund kemi pesë finale, nuk janë shumë”, theksoi me shaka Ramadani.

Feronikeli në finale do të luajë me Trepçën ’89.