Fjalë Kyçe

Ramazani i 2020-ës: Si mund t’i ndihmojë teknologjia komunitetit mysliman në Muajin e Shenjtë

Ramazani i 2020-ës: Si mund t’i ndihmojë teknologjia komunitetit mysliman në Muajin e Shenjtë

Ramazani i këtij viti do manifestohet ndryshe, për shkak të pandemisë koronavirus. Një mjek ka inkurajuar myslimanët të përfitojnë nga teknologjia për të qëndruar të lidhur.

Shpërthimi i koronavirusi ka ndalur qindra evente, përfshirë edhe mbylljen e objekteve fetare në shumë vende, shkruan Worcester News, transmeton lajmi.net.

Dr Sohail Abbas, zëvendës kryetari në klinikat Bradford District dhe Craven Clinical Comming Group (CCG) përsëriti se udhëzimet nga qeveria duhet të mbeten një përparësi në Muajin e SHenjtë.

Por ai beson se njerëzit dhe familjet do të jenë në gjendje të përdorin mjete falas për video konferenca për të qëndruar të lidhur.

“Për të ndihmuar në luftimin e koronavirusit, veprimi i vetëm më i rëndësishëm që mund të bëjmë të gjithë është të qëndrojmë në shtëpi në mënyrë që të mbrojmë mjekët dhe të shpëtojmë jetë”, tha Dr. Abbas.

“Do të dëshiroja t’i inkurajoja njerëzit të ndjekin udhëzimet kombëtare gjatë Ramazanit dhe të përdorin video konferenca për të qëndruar të lidhur – mbase të luten me të tjerët ose të bëjnë iftar virtualisht”, shtoi tutje ai.

Cila është këshillat për ata me diabet?

Kjo këshillë përfshin: të hanë pak në kohën e iftarit, zgjidhni ushqime me djegie të ngadaltë, siç janë orizi basmati, frutat ose perimet dhe shmangin ushqimet me yndyrë ose sheqer.

Pacientët me diabet janë gjithashtu në një rrezik më të lartë të hipoglikemisë (një “hipo”) gjatë Ramazanit, kështu që është e rëndësishme që të monitorohet niveli i sheqerit në gjak më shpesh sesa zakonisht. /Lajmi.net/