Fjalë Kyçe

Ramiz Kelmendi deklarohet pas takimit me Kadri Veselin

Ramiz Kelmendi deklarohet pas takimit me Kadri Veselin

Ish-deputeti, Ramiz Kelmendi, me anë të një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se, që nga dita e sotme, do të mbështesë liderin e PDK’së, Kadri Veselin, në kandidaturën e tij për kryeministër.

“Normalisht, siç ju kam informuar më herët, unë nuk jam pjesë e drejtpërdrejt e garës zgjedhore ndaj dhe mbështetja ime do të jetë e pakusht, e hapur dhe shumë njerëzore. Me z.Veseli kemi biseduar sot në një takim rastësorë nga i cili ka derivuar vendimi im. Sinqeriteti për bashkëpunim mbetet reciprok dhe në respekt të kapaciteteve të ndërsjella për ti çuar proceset shtetërore përpara, gjithnjë brenda limitit të mundësive të mia shëndetësore”, ka shkruar Kelmendi.

https://www.facebook.com/rkelmendi/posts/1498707176920828