Fjalë Kyçe

Ramiz Lladrovci kërkon unitet në PDK

Ramiz Lladrovci kërkon unitet në PDK

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar që punimet e Konventës së PDK-së ku do të zgjidhet kryetari i ri i partisë, të zhvillohen njëjtë sikur Hashim Thaçi e Kadri Veseli të ishin aty.

Lladrovci u ka uruar përmes Facebookut, punë të mbarë dhe suksese të gjithëve pjesëmarrësve në këtë Konventë.

“Sot, kur padrejtësisht u është mohuar jeta dhe puna në Kosovë, pranë familjeve të veta dhe familjen më të përkushtuar për shtetformim e shtetndërtim, z. Kadri Veselit dhe z. Hashim Thaçit, uroj që punimet, përfundimet dhe vizioni që do të dalë nga kjo Konventë, të jenë të njëjta sikur ata të ishin me ne. Ju uroj punë të mbarë dhe suksese të gjithëve!”, ka shkruar Lladrovci.

Sipas tij, uniteti ishte çelësi i suksesit të PDK-së kundër okupatorit deri në çlirim, ishte çelësi i suksesit në shteformim e shtetndërtim.

“Andaj, uniteti i duhet PDK-së, sepse është për Kosovën dhe qytetarët e saj. Kemi për të bërë rrugë të pandalshme, për Republikën e Kosovës, për kombin tonë. Në këtë rrugë, bashkimi ynë le të jetë emërues i përbashkët!Suksese dhe paçi shëndet!”, ka thënë Lladrovci.