Fjalë Kyçe

Ramiz Lladrovci tregon pse nuk mban më bagëti si dukur

Ramiz Lladrovci tregon pse nuk mban më bagëti si dukur

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në një kronikë të emisionit “Sonte” ka folur për jetën në fshatin e tij të lindjes. Ai ka treguar më parë ka mbajtur bagëti por tani nuk i mban ato.

“Pas luftës këna pas bagëti por kohëve të fundit nuk ka pas kush me u kujdes për to, e i kemi hek.” tha Lladrovci.

Në mungesë të bagëtive, kryetari i Drenasit nuk ka mbetur pa kafshë shtëpiake, ai tani i mban dy qen të sharrit dhe dy maçokë.

“Tash i kemi dy qen të sharrit dhe dy maçorra” tha ai.

I pyetur se ku i mban kafshët e ti shtëpiake, ai tha me humor “Maçorrat mos mi ofendo, maçorrat dalin e hynë mrena kurdo që i thirrim. Janë të kujdesshëm e të dëgjueshëm. Na e kemi pas edhe një që çuni jem e ka pru prej Shqipnisë, na ka ik dikun po këta të egrit i kemi marrë e i kemi zbut” tha Lladrovci.