Fjalë Kyçe

Ramush Haradinaj ftohet në Hagë në cilësinë e të dyshuarit

Ramush Haradinaj ftohet në Hagë në cilësinë e të dyshuarit

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës. Arsyeja sipas tij është për shkak se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

“Kam njoftuar institucionet se kam dhënë dorëheqje të parevokueshme. Arsyeja është se kam marrë një ftesë nga Gjykata Speciale për javën e ardhshme si i dyshuar. Dhe kam vlerësuar se nuk mundem të paraqitem si kryetar i qeverisë por si qytetar i Kosovës”, ka thënë Haradinaj.