Fjalë Kyçe

Ramush Haradinaj jepë premtime të medha për vitin 2019

Ramush Haradinaj jepë premtime të medha për vitin 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një video ka uruar qytetarët për festën e Vitit të Ri, ka thënë që 2019-ta do të jetë vit i zhvillimit ekonomik.

Haradinaj së bashku me gruan e tij Anitën, vizitojnë një çerdhe ku u shpërndajnë fëmijëve dhurata që i mbushin në zyrën e kryeministrit bashkë me stafin.

“Të dashur qytetarë të Kosovës kemi thënë gjithnjë që sfidat vetëm na forcojnë, e kemi gjetur vendin pa energji, pa prodhim, me rrezik me na u rrit çmimi edhe mos me pasë energji. Sot konsumojmë energji të Kosovës, edhe sot jemi të sfiduar me energji, por jemi këtu dhe jemi të fortë”, tha Haradinaj.

Në këtë video kryeministri ka folur edhe për sukseset e vitit 2018.