Fjalë Kyçe

Ramush Haradinaj: Luani nuk ka pranuar ndarjen e kufirit shqiptaro-shqiptarë

Ramush Haradinaj: Luani nuk ka pranuar ndarjen e kufirit shqiptaro-shqiptarë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në Deçan në përkujtim të 22-vjetorit të rënies në fushën e betejës së Heroit të Kombit, Luan Haradinaj si dhe të Veprimtarit të Çështjes Kombëtare, Ismail Haradinaj.

Pas homazheve të bëra tek shtatorja e Heroit Luan Haradinaj, kryeministri tha se Ismail Haradinaj ka qenë i pathyeshëm, me bindje e ideale të veta të lirisë dhe të Kombit.

“Mendoj se të gjithë pajtohen, pra kushdo që ka pas rastin me e njohtë atë”, tha Haradinaj.

Tutje i njëjti shtoi se Luani është ndër të parët e këtij brezi, e të fundit të UÇK-së, që kanë pas nderin me qenë bashkëluftëtarë të shumë prej atyre që kanë rënë për liri, por edhe të atyre që sot i takon të gjallë në Deçan.

“Ai ka rënë me 6 maj 1997 në kufirin shqiptaro-shqiptarë, të cilin nuk kemi pranuar asnjëherë të na ndajnë. Ndër të parët që e ka refuzuar atë ka qenë Luani, e ku ka kalu nëpër të sikur të kalonte në tokën e vetë, e jo sikur nga një tokë në tjetrën. Pra nuk e ka përfillë këtë kufi, e ramja e tij në këtë kufi është porosi që nuk do të lejojmë ndarje në mes shqiptarëve”, tha Haradinaj.

Kryeministri shtoi gjithashtu se do të nderohet vepra e shqiptarëve, jo vetëm të Ismail Haradinajt, por e të gjithë brezave heroikë.

“Të gjithën do t’i nderojmë me punë. Lavdi e përjetshme”, përfundoi ai.