Fjalë Kyçe

Ramush Haradinaj pritet me ceremoni ushtarake në Berlin (VIDEO)

Ramush Haradinaj pritet me ceremoni ushtarake në Berlin (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacollin, kanë mbërritur në Berlin.

Haradinaj më herët ka bërë të ditur se në Berlin do të takohet me kancelaren Angela Merkel, kryetarin e Bundestagut Wolfgang Schauble, dhe deputetë të të gjitha grupeve parlamentare në Bundestag.

Po ashtu ai do të marrë pjesë në konferencën “Takimet ndërkombëtare” dhe do të jetë pjesë e lutjeve të mëngjesit në Berlin, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq deputetja, e AAK-së, Donika Kadaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë gjatë takimit të Haradinajt me Merkel do të bisedohet kundër ndarjes së Kosovës dhe për liberalizimin e vizave.

“Takimi i nesërm i Kryeministrit Ramush Haradinaj me Kancelarën gjermane Angela Merkel në Berlin është fuqizim i besimit të ndërsjellë për politikat kundër ndarjes së Kosovës. Mbrojtja e kufijve të Kosovës rezulton së shpejti edhe me heqjen e barrierave kufitare në lirinë e lëvizjeve të njerëzve dhe mallrave, me liberalizimin e vizave. Ruajtje të integritetit territorial dhe anëtarësim euro-atlantik. Njohja nga Serbia si parakusht për politikat tarifore ekonomike dhe doganore me fqinjët.
Kjo është politika që fitoj besimin e partnerëve dhe miqve tanë ndërkombëtar. Politika e atdhedashurisë, dinjitetit në raport me fqinjët dhe evropianizimit të rajonit”, ka shkruar Bujupi.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/videos/340760153226797/?t=3