Fjalë Kyçe

Ranë në kontakt me rrymën – vdes nëna me dy vajzat në Fushë Arrëz

Ranë në kontakt me rrymën – vdes nëna me dy vajzat në Fushë Arrëz

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Arrëz këtë të shtunë, ku 3 pjesëtarë të një familjeje, nëna dhe dy vajzat e saj kanë ndërruar jetë.

Nga veprimet hetimore paraprake të policisë, dyshohet se shtetaset, Prendushe Kola 43 vjeç, Sidorela Kola 15 vjeç dhe Emiljana Kola 18 vjeç kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë kanë vdekur.

Njëra nga vajzat dyshohet të ketë qënë duke bërë dush në momentin që ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Kanë qenë nëna dhe motra e saj të cilat kanë dëgjuar zhurmën, të cilat edhe ato fatkeqësisht kanë humbur jetën pasi kanë rënë në kontakt me rrymën në të njëjtin vend.

Grupi hetimor po vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, njofton euronewsal.