Fjalë Kyçe

Raporti i fundit: 4 të vdekur dhe 153 të infektuar me koronavirus

Raporti i fundit: 4 të vdekur dhe 153 të infektuar me koronavirus

Katër persona kanë vdekur dhe 153 raste me koronavirus kanë rezultuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

IKSHPK-ja ka njoftuar se janë bërë 1.474 teste.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Prizren 1 rast (83 vjeç), Viti 1 rast (73 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 105.864 raste nga 544.548 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.195 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 310 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 96.322 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.347.