Fjalë Kyçe

Raporti i fundit për rastet me Covid-19 në Kosovë

Raporti i fundit për rastet me Covid-19 në Kosovë

11 raste të vdekjes dhe 259 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

Postimi i plotë i MSH-së:

18 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.555 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.147.803 doza të vaksinës.

Deri më sot 425.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 6.630 testime, 259 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 11 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 850 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 144.183.

Në total numri i rasteve aktive është 11.862.