Fjalë Kyçe

Raporti i Komisionit Evropian: Në Kosovë nuk kontrollohet mishi i shpezëve

Raporti i Komisionit Evropian: Në Kosovë nuk kontrollohet mishi i shpezëve

Në fillim të vitit 2019, Zyra për Ushqim dhe Veterinari e Komisionit Evropian ka kryer një auditim lidhur me kontrollet që kryen Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV). Objektivë e këtij auditimi ka qenë që të vlerësojnë nëse kontrollet zyrtare të AUV mbulojnë prodhimin e produkteve të shpendëve të destinuara për eksport në Bashkimin Evropian.

Gjetjet e këtij raporti janë shqetësuese sa i përket mbikëqyrjes nga ana e AUV. Ndër gjetjet e këtij raporti është mos përputhja e listave kontrolluese me parimet e HACCP-të. HACCP është standard për kontroll të proceseve të prodhimit dhe distribuimit të produkteve ushqimore.Si rrjedhojë, AUV-ja ka marrë veprime duke hartuar një listë, e cila është në pajtim me parimet e HACCP-it.

“Mirëpo, nga dosjet e kontrolluara kemi vërejtur se ende nuk ka filluar të zbatohet. Gjithashtu, për listat kontrolluese që janë zbatuar deri më tani, në bazë të analizës së auditimit del që asnjë parim nuk është plotësuar në tërësi, tre prej tyre pjesërisht, kurse katër nuk janë të përfshira në lista kontrolluese fare”, thuhet në raportin e Auditorit “Siguria në Ushqim”, i cili e citon raportin e Komisionit Evropian. /Buletini Ekonomik