Fjalë Kyçe

Raportimi për zhdukjen e 10 milionë eurove të destinuara për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari e mohon

Raportimi për zhdukjen e 10 milionë eurove të destinuara për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari e mohon

Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, e ka mohuar se janë “zhdukur” rreth 10 milionë euro të shtetit të destinuara për blerjen e produkteve për rezervat shtetërore.

Hajdari ka thënë se këto raportime janë shpifje dhe se Ministria do të dal për pak me reagim.

“Nuk është e vërtetë. Tash e dërgojnë reagimin nga Ministria. Është një shpifje e madhe e rëndë. Është një informatë e ndishme për publikun. M’vjen keq për atë shpifje, për ata njerëz, por Ministria merret. Ata përgjigjen. Unë jam në parlament”, ka thënë Hajdari për Express.

Ndryshe, Insajderi ka raportuar sot se një shumë prej rreth 10 milionë euro të shtetit të destinuara për blerjen e produkteve për rezervat shtetërore, dyshohet se janë “zhdukur”. Sipas këtij mediumi, malli që është blerë për rezerva nuk ka arritur në Kosovë, ndërsa kompania nga e cila është blerë ky mall është “zhdukur”.