Është zhbllokuar rezultati në ndeshjen Hannover – Werder Bremen.
Ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi, kur po luhej minuta e 32’, shkruan lajmi.net.
Ishte reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica ai që tundi portën e kundërshtarit dhe i dha epërsinë skuadrës së tij.
Me këtë gol anësori kosovar ka justifikuar besimin e dhënë nga trajneri, i cili e aktivizoi nga minuta e parë.