Vetëm një shans i dhënë nga trajneri i tij dhe Milot Rashica jep më të mirën nga vetja.
Ylli i Kosovës është paraqitur nga minuta e parë për Werder Bremen, në ndeshjen kundër Hannover 96.
Në këtë ndeshje ai realizoi golin e vetëm në këtë takim, duke i dhënë tri pikët e mëdha skuadrës së tij.
Pas ndeshjes, Rashica morri komplimente të mëdha nga trajneri i tij, i cili e vlerësoi atë për vendosjen e mirë në fushë.
E paraqitja e mirë e Milotit u shpërblye edhe nga emisioni sportiv “Sportschau”, të cilët e vendosën atë në formacionin e javës në Bundesliga.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionin e javës së 18-të në Bundesliga