Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ka folur sot në konferencën për shtyp vetëm një ditë para ndeshjes me Malin e Zi.
Anësori kosovar është shprehur optimist se ‘Dardanët’ mund të kualifikohen në Euro 2020, pavarësisht fitores së Çekisë ndaj Anglisë.
Kosovës në tre ndeshjet e mbetura i duhen dy fitore dhe një barazim për t’u kualifikuar në finalet e Evropianit të vitit të ardhshëm, shkruan lajmi.net.
”Unë besoj qe jam gati 100 për qind. Është një ndeshje e vështirë por mund t’ia dalim”.
”Të gjithë e dimë se nuk ka me qenë ndeshje e lehtë, mjafton të kujtojmë ndeshjen e parë kundër tyre. Këtu e kemi përkrahjen e gjithë tifozëve dhe nëse i përmbahemi planit, mund të kemi shumë gjasa”.
I pyetur nëse Kosova do të mund t’i fitojë tre ndeshjet e radhës, lojtari i Werder Bremen u shpreh:
”Na kemi besu prej fillimi, prej kur e kem pa grupin kemi besu. Do ta marrim ndeshje pas ndeshje dhe të shohim”.