Fjalë Kyçe

Rashica organizon festë në Kosovë për lindjen e djalit

Rashica organizon festë në Kosovë për lindjen e djalit

Janë publikuar pamjet nga festa që Rashica organizoi për djalin e sapolindur.

Milot Rashica dhe bashkëshortja e tij, Belkiz Kera, ka pak ditë që erdhën në Kosovë bashkë me djalin, shkruan lajmi.net.

Dyshja, po e shijojnë në maksimum pushimin pranë më të dashurve të tyre, ndërsa organizuan edhe një festë për vogëlushin Tian.

Bashkëshortja e futbollistit, ndau me ndjekësit disa imazhe nga festa e mirëseardhjes për djalin e tyre.

Nuk munguan dekoret e torta, ndërsa çifti ishin veshur me ngjyrë blu dhe pozuan të lumtur me djalin në duar.

“E bekuar me familjen time”, ka shkruar Belkiz sipër fotografive që i ndau me ndjekësit.