Fjalë Kyçe

Rashica rikthehet në stërvitje me Werder Bremen

Rashica rikthehet në stërvitje me Werder Bremen

Milot Rashica është rikuperuar nga lëndimi dhe është rikthyer në stërvitje të plotë me skuadrën e tij Werder Bremen.

Asi kosovar ishte pothuajse i larguar nga Werder në këtë afat kalimtar të verës, por në fund asgjë nuk u finalizua.

Rashica mungoi edhe në ndeshjen vendimtare të Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut, në lëndimin që pësoi ndaj Moldavisë në muajin shtator, shkruan lajmi.net.

24-vjeçari tani është rikthyer në stërvitje me grupin dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Freiburg të shtunën.

Megjithatë, futbollisti nga Vushtrria pritet qysh në muajin janar të tentojë sërish largimin nga klubi gjerman.