Fjalë Kyçe

Rashica: Synojmë tri pikë ndaj Bullgarisë

Rashica: Synojmë tri pikë ndaj Bullgarisë

Ylli i Kosovës, Milot Rashica, ka thënë se “Dardanët” do të luajnë për të fituar tri pikë në përballjen e së hënës ndaj Bullgarisë.

Në konferencën para ndeshjes së vlefshme për kualifikimet për Euro 2020, Rashica ka thënë se e dinë që do të jetë përballje e vështirë, por ka premtuar maksimumin për të marrë tri pikë në Sofje.

“Edhe në këtë ndeshje futemi për tri pikë. E dimë që nuk do të jetë e lehtë, por do të japim maksimumin për të fituar tri pikë. Atmosfera është e mirë, por do të ishte edhe më mirë sikur të fitonim në Podgoricë”, ka thënë ai, raporton KTV.

Rashica kishte realizuar golin për Kosovën të premten në barazimin 1 me 1 në Mal të Zi.