Milot Rashica do të jetë titullar për Werder Bremenin kundër Borussia Dortmundit në DFB Pokal, Kupën e Gjermanisë.
Bremeni i shkon Dortmundit në Signal Iduna Park në kuadër të fazës së 1/8 së finales të DFB Pokal, në një ndeshje që nis në orën 20:45, shkruan Gazeta Express.
Anësorit kosovar Milot Rashicës i është besuar një vend titullar në vijën e sulmit për këtë ndeshje të rëndësishme.
Fituesi i këtij dueli kalon në çerekfinale. Në rast se ndeshja e rregullt mbyllet pa fitues, atëherë loja shkon në vazhdime dhe më pas në penallti, në rast nevoje.