Milot Rashica ka bërë një gjest në madh në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Ylli i Kombëtares së Kosovës, ka treguar anën e tij humane, duke dhuruar iftar për 310 persona në nevojë.
Futbollisti i Werder Bremen po qëndron në vendlindjen e tij, duke u përgatitur me ekipin kombëtar të Kosovës për dy ndeshjet kualifikuese të qershorit.
Përpos stërvitjeve te Kosova, Rashica ka gjetur kohë për të treguar edhe anën e tij humane.
Rashica është përkujdes që përmes shoqatës ‘Jetimët e Ballkanit’, të shtrojë iftar për 310 persona.